Nga: Prof.dr. Lorenc Bejko

“Etnogjeneza e ilirëve” nuk është thjesht një përmbledhje studimesh dhe botimesh të mëhershme të profesor Muzafer Korkutit për këtë çështje. Ajo është një dëshmi historike e përpjekjeve të shkencës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX për të ndriçuar një proces historik me rrjedhoja tejet të rëndësishme për historinë e lashtë të Ballkanit Perëndimor: origjinën dhe shfaqjen e ilirëve..


Kontributi i parë lidhet me qasjen historike të të dhënave arkeologjike, ose raporti dinamik midis arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Shqipërisë. Kjo është një çështje thelbësore për arkeologjinë, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me rolin e saj në formulimin e dijeve shkencore.. Kontributi tjetër shumë i rëndësishëm i autorit për arkeologjinë shqiptare dhe që ndihet kudo në këtë përmbledhje studimesh, është ai i shpjegimit të koncepteve bazë teorike që qëndrojnë në themelin e interpretimeve arkeologjike..Arkeologjia shqiptare ka pak modele të tilla të trajtimit të çështjeve të rëndësishme të saj. Profesor Korkuti dhe kolegët e brezit të tij kanë hedhur disa baza cilësore për ngritjen e një modeli shkencor interpretimi. E ardhmja e mendimit arkeologjik shqiptar duhet të ngërthehet në debate konstruktive me këto arritje si mënyra e vetme për të ecur përpara. Karakteri shkencor i argumenteve të këtij libri: metodologji kërkimore, koncepte operative dhe teori koherente..