Libri: – Fatos Mero Rrapaj, Këngë popullore nga Çamëria, , Tiranë 2019, 750 f. Botim i Dyte.

Libri “Këngë popullore nga Çamëria” zbulon për herë të parë thesaret e traditës dhe të kulturës çame. Botimi i parë i kësaj vepre i përket vitit 1983, kur u botua nga Instituti i Kulturës Popullore, i cili asokohe ishte në varësi të Akademisë së Shkencave.

Botimi i pare shoqerohet me parathenie nga Ismail Kadareja.

Ribotimi i veprës ka vlerë të veçantë për rëndësinë e madhe që kanë këngët në ruajtjen e një tradite të pasur kulturore për t’u përcjellë në breza të mëpasshëm, në mënyrë që kultura të mos rrezikojë të fshihet apo të harrohet. Tradita kulturore e Çamërisë i përket jo vetëm popullsisë çame, por të gjithë Shqipërisë, prandaj është një pasuri e vërtetë kombëtare.
Ribotimi i veprës si një akt po aq patriotik, sa dhe letrar, i jep rëndësi edhe forcës emocionale që ka muzika në përcjelljen e ngjarjeve, dhimbjes, por dhe vlerave të këtyre këngëve. Këngët çame nuk kanë qenë vetëm prodhim i një letërsie folkloristike e popullore, një krijim anonim, ato kanë qenë gjithashtu produkt i një letërsie artistike dhe të kultivuar.
Botimi i parë i kësaj vepre është ndër përmbledhjet më të mëdha të folklorit dhe të kulturës çame.

Fatos Mero Rrapaj (Gumenicë6 korrik 1930Vlorë, 2 prill 2012) ka qenë një shkrimtar shqiptar i njohur kryesisht si mbledhës i folklorit shqiptar të Çamërisë.

Biografia

Arsimin fillestar e mori në fshatin e lindjes. Që në moshë të vogël doli partizan, por pas çlirimit të vendit, u arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij nacionaliste. Kjo e bëri të punonte në punë të rëndomta deri sa doli në pension.

Të njohur në qarqet akademike dhe artistiko-letrare shqiptare e bëri vëllimi 800-faqësh “Këngë popullore të Çamërisë” i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1983, me recensë dhe parathënie të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ka bashkëpunuar me shumë nga organet letrare shqiptare për botimin e shkrimeve të tij, veçanërisht me revistën “Krahu i shqiponjës” si dhe gazetat “Drita”, “Kosova” e “Çamëria”. Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Pjesa më e madhe e veprës së tij ka mbetur në dorëshkrim: “Proza popullore e Çamërisë”, me rreth 3000 faqe, “Fjalori onomastik i Epirit në zhvillim”, “Këngë e prozë popullore nga KosovaMirditaKrujaKosturi e Follorina”, “Doke e zakone nga Çamëria”, “Fjalë të urta nga Korça e Dibra”, “Anekdota popullore” në pesë vëllime etj.

Titujt e veprave: