Libri I RI:   Naun Kule.- Djepi dhe vatra e  Fisit (Vellazerise) Kule.

Libri i ri i Naun Kules eshte nje pasqyrim i shoqerise shqiptare qe ne keto vite po shpalos vlerat e familjeve shqiptare. Botime te tilla jane si testamentet e identitetit dhe zhvillimit tone shoqeror.

Ja cfare shkruan vere autori per monografine e tij te publikuar ditet e fundit:

Te nderuar miq,,

Po percjell per tek lexuesit librin tim te ri me titullin “Djepi dhe vatra e fisit Kule”
. Siç e thote titulli eshte nje biografi fisnore, gjenealogjia 300 vjeçare e fisit tim e dokumentuar deri ne shtate breza, i organizuar deri ne 176 familje dhe i shperndare -si gjithe shqiptaret- ne Europe e Amerike.
Varret e stergjysherve te fisit Kule jane ne fshatin Sinje-Berat, te zbritur ne Myzeqe dhe jo vetem, pas viteve 1800.

Naun Kule

Ne shoqerine e sotme te zhberjes globale, rrafshimi kufijeve, i identitetit kombetar dhe gjenetik ecen aq shpejte sa nje mik me thoshte “Do na martohen kushurinjte dhe do ta marrin vesh kur t’u dalin femijte budallenje…”
Fisi im nuk ka heronj, kombetar apo lokale, as gjenerale. as ministra apo deputete. Por nuk ka as kriminele, as tradhetare, as mercenare te rreshtuar me forca antishqiptare. Si çdo fis ai eshte nje pjesez e historise popullit dhe vendit tim.

Naun Kule.- Djepi dhe vatra e  Fisit  Kule.

Libri ka rreth 300 faqe dhe mbi 200 fotografi ku shihen fytyrat e stergjysheve te te gjithe brezave, deri tek nipat dhe mbesat tona sot. Per lehtesi shperndarjeje libri gjendet edhe tek familjaret e mi ne Libofshe. Lexim te mbare!