Libri i Ri: – Papa Shqiptar Klemens XI – Albani. – Autorë: Eqrem M. Zenelaj, Dod Luli.
25 Korrik 2024
Ne keto ditë të 375 vjetorit të lindjes së Papa Albanit autorët Eqrem Zenelaj dhe Dod Luli na sjellin botimin historik kushtuar ketij Pape me gjak shqiptar që dha nje kontribut të jashtëzakonshëm për Kombin tonë. Për herë të parë sillen të dhëna të vlefshme nga Gjenealogjia e kesaj familje fisnike shqiptare e vendosur në fillim në Brgamo të Italisë. Kjo gjeanologji sillet për herë të parë si rezultat i kerkimeve arkivore të autorëve. Nga kjo familje rrjedin nje plejadë njerzish të shquar të politikës, artit dhe klerikale, por që shendrit figura e Papes Klementi i XI Albani.
Në ketë botim i behet një analizë dhe botimit të gramatikës së gjuhës shqipe nga Fr. Maria Da Lecce, vepër e inicuar dhe mbeshtetur nga Papa Albani, që u botu në vitin 1716. Ndriqohet me burime arkivore që kjo vepër ishte nën patronazhin e Papës dhe me porosi të Tij.
Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në Urbino të Italisë. Si kreu shkollimin e plotë në Romë, falë aftësive të tij, ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës kishtare: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit (23 nëntor 1700). Pati një papni të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrehtit, të Ratsadit e të Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një rrezik tjetër: atë të pushtimit turk.
Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, do ruhet si Pape me “origjine shqiptare,” si Papa qe ka thirrur Kuvendin e Arbërit me 1703 dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare.
Krenar për prejardhjen e tij shqiptare, u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për organizimin e Kuvendit të Arbërit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare, ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare. I dha kështu dheut të të parëve të tij, ndihmesën e çmuar për të hedhur hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të popullit. Papa Klementi XI vdiq më 19 mars 1721 në Romë.
Kuvendi Kishtar i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me nismën dhe përkrahjen e Klementi XI – Albani
Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vërë në jetë në Shqipëri porositë e Vatikanit për t’i bërë ballë islamizmit të vazhduar të popullsisë. Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.
Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706. Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi.
U hartu programi për mbajtja e shkollave shqipe pranë famullive që ekzistonin, por edhe rihapja e atyre që ishin mbyllur, gjithashtu u vendos ringritja e kishave të rrënuara, si dhe u vendos që katolikët të kenë bekimin e kishës vetëm atëherë kur jetojnë në bazë të dokeve e zakoneve shqiptare të miratuar e predikuar prej shekujsh nga doktrina kristiane. Të gjitha këto do të bënin të mundur vazhdimin e qëndresës e palëkundur të Shqiptarëve nën pushtuesin mizor otoman, pushtim që kërkonte të zhdukte pa mëshirë jo vetëm të identitetit të etnisë tonë dhe të traditave. Fatmirësisht Kuvendi e kreu detyrën. Bota shqiptare e njohu dhe e përkrahu Kuvendin e Arbërit të 14 e 15 janarit të vitit 1703. Në këtë botim monografik përmblidhen dhe dokumenti, aktet e Kuvendit të Arbënit (Arbërit) siq është shtypur në gjuhën shqipe në ato vite.
Ketu sillen dhe të dhëna historike dhe arkivore në përpjekje për të saktësuar se nga cila treve e Shqipërisë u shperngul familja fisnike e Mikel Lacit, paraardhësit e Papa Albanit, temë që mbetet e hapur per gjurmime në të ardhmen.
Ky studim monografik shkencor historik i autorëve Eqrem Zenelaj dhe Dd Luli ka vlera dhe mirpritet nga qarqet e studiuesve dhe lexuesit të gjerë sepse eshte me referenca te shumta, bibliografi e njohur per herë të parë, e me e rendësishmja eshte se është bazuar dhe ne hulumtime e gjurmime në arkiva te rendësishëm, materiale qe gjejnë pasqyrim ne faqet e keti botimi.
Së dyti, publiku shqiptar njihet me kontributin e keti personaliteti që jo vetëm nuk e harroi origjinën familjare, por dhe krenohej me gjakun shqiptar të Tij.
Së treti njohja me jetën dhe veprimtarinë e Papa Albanit na shpalos dhe faqe të historisë tone kombëtare ne ato ditë e vite të veshtira.
Nga: Jaho Brahaj