Libri i Ri. Studiuesi Murat Ajvazi – Beteja në Fushën e Dardanisë e vitit 1389 në burimet historike Gjermanofolëse.
13 Maji 2024
Historiani Murat Ajvazi, tashmë bartës i titullit “Akademik”, pas suksesit të madh që shënoi botimi “Skenderbeu ne Historiografinë zvicerane” paraqitet para lexuesit përsëri me një botim te veçantë, suksesi i të cilit duket i garantuar.
Këtë rradhë autori na përcjell të pathëna nga një ngjarje me shumë rëndësi për historinë tonë, ngjarje të cilën sllavo-pushtuesit shekullorë janë munduar të na e grabisin, siç kanë mundur të grabisin histori e ngjarje të tjera nga Iliriada, për të mëkëmbur a pasuruar sadopak historinë e tyre, pa histori për tu krenuar.
Bëhet fjalë për betejën famëmadhe në fushën e Dardanisë, ose e njohur si “beteja e Fush-Kosovës” së vitit 1389.
Historiografia serbe gjithmonë është munduar ta paraqesë si fitore të tyren, me synimin djallëzor për të provuar se pikerisht aty ndodhet djepi i Serbisë.
Por krejt të kundërtën e tyre provojnë historianë të pa anshëm gjermanofolës.
Pikërisht këto fakte na përcjell për lexuesit dhe të apasionuarit pas ngjarjeve historike, Akademiku Murat Ajvazi me banim dhe aktivitet në Baden të Zvicrës.
Në këtë botim me redaktore Flora Peçi dhe recensentë Linda Shaqiri, Adem Xheladini dhe Laura Shulemaja, historianë të mirënjohur gjermanofolës si Hammer, Jireqek, Hoph, Jorga e shumë të tjerë vendosin me “shpatulla për muri” falsifikstorët serbë të cilët dhe Akademinë e tyre te Shkencave themeluar 300 vite më parë, e kanë vendosur vetëm në shërbim të asaj qe tek brezat serbë të mbizotërojë ideja se Kosova është djep i Serbisë.
Padyshim botimi i z. Ajvazi vjen si një kontribut i qenësishëm në shërbim të së vërtetes historike, krenari për shqiptarët.
Në këtë libër autori përcjell dhe foto tê shumta të pabotuara, të cilat i përkasin kësaj beteje lavdi madhe të shqiptarëve kundër perandorisë osmane.
Libri ka dalë nga shtypshkronja “Lena Graphic”, realizuar nga Shtëpia Botuese “Ajvazi” në Zvicer.