4 Nentor 2023

Një libër i rrallë astronomie i shekullit XVI i shkruan nga një uellsian është shitur në ankand për 10.000 Paund.

Një kopje e librit të Recorde është shitur në vitin 2007 në ankand për 74.200 paund.

Botimi i parë i “Kështjellës së Dijes” nga Robert Recorde, njeriu që shpiku shenjën e barazimit u publikua në 1556. Kjo ndodhi 8 vite përpara lindjes së Galileo Galileit, babait të Astronomisë.

U gjet në një kuti me libra të rrallë dhe u konsiderua një zbulim “i mrekullueshëm”.

Jim Spencer, blerësi i rreth 40 librave të periudhave të ndryshme ka treguar se si ia terhoqi vëmendjen mes shumë botimeve.

“Kishte një kopertinë druri alegorike dhe ilustrime tërheqëse. Dukej i veçantë”, tha ai duke shtuar se disa fletë ishin zhdukur për shkak të kohës, por është i ruajtur mirë.

“Zakonisht për një koleksionist librash kjo do ta “skualifikonte”, por meqë është shumë i rrallë dhe i rëndësishëm, mendoj se koleksionistët duhet t’ia anashkalojnë mangësitë dhe ta vlerësojnë fakti që nuk mund ta blejnë askund tjetër”, shtoi Spencer.

Jim Spencer shpjegon edhe rëndësinë e këtij libri.

“Recorde ishte një akademik jo shumë i njohur. Të gjithë kanë dëgjuar për Njutonin ose Galileon, por pse jo për të? Ai shpiku shenjën e barazimit dhe i njohu anglezët me simbolet ekzistente të plusit dhe minusit.

Megjithatë shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për të për shkak të fundit të tij tragjik sepse vdiq në burg”, tha ai.

Një kopje e librit të Recorde është shitur në vitin 2007 në ankand për 74.200 paund.

Nga OraNews