Libri Shkencor Arkeologjik Tuma e Rehoves i Profesor Skender Aliut megjithse ka pak vite qe eshte botuar eshte kthyer ne botim i rralle.

Skender Aliu bir i Kolonjes eshte bere i pandare nga Pasuria  arkeologjike  e Kolonjes. Kjo fale perkushtimit dhe punes sistematike shkencore prej disa dekadash. Skenderi ka lindur ne Kolonje dhe qe ne vitin 1962  nuk  eshte ndare asnje dite nga puna kerkimore e studiues per arkeologjine. por edhe fusha te tjera te pasurise trashegimi te Kolonjes. Ai u specializu direkt ne drejtim ekspeditash arkeologjike fale edhe punes dhe perkrahjes se arkeologeve shqiptar te brezit te meparshem si Selim Islami, Hasan Ceka, Skender Anamali, Francesk Prendi etj. Bibliografia e publikimeve te Prof. Skenderit ne revistat shkencore mbrenda dhe jashte atdheut eshte e gjere, ashtu si dhe pjesmarrja dhe referimi ne Konferenca  e Kuvende shkencore ne atdhe dhe ne disa vende te Europes.

Ne vitin  2004 Instituti Arkeologjise ne Tirane nga ky autor botoi vepren e plote monografike ”Tuma e Luarasit”.

Me perpjekje dhe me ndihmen e Shtepise Botuese “Kotti” ne Korce, ne vitin 2012 u arrit te botohej monografia  shkencore arkeologjike “Tuma e Rehoves”.

Botim megjithse me veshtersi  monetare Prof. Skenderi e kishte si piksynim te keshilles se Arkeologeve Boteror, qe jane  shprehur: “ …Secili e di mire se nje kerkim shkencor arkeologjik qe nuk arrin te botohet, eshte me teper i demshem se  dobishem”. Dhe vertete Rezultatet e germimeve te Prof. Skenderit kane shpalosur para botes shkencore  nje pasuri qe i sherben Kultures dhe identitetit te Etnise tone, por jane edhe pjese e dijenise dhe thesarit kulturor Ballkanik dhe Europian. Mateialet e zbuluara nga germimet ne me shume se 50 vite ne pellgun e Kolonjes kane fituar vlere dhe nga analiza shkencore studiuese e krahasuese mbeshtetur ne literature, qe per shume zera dhe artefakte pothujse eshte shteruese. Eshte fatkeqesi qe ky liber, botim shkencor albanoligjik ka qarkulluar shume pake vetem ne ndonje librari te Korces, dhe ne nje kohe shume te shkurte eshte bere liber i rralle, por me shume kerkesa nga lexues dhe sidomos ndjehet mungesa nga brezi i ri i atyre qe po studiojne dhe kualifikohen ne fushen e disiplinave shkencore historike dhe arkeologjike, por edhe studuesve dhe dashamirsve te Trashegimise Kulturore Iliro-Arberore .

Libri eshte i paisur me tabela grafike, foto te artefakteve, me referime shkencore dhe nje bibliografi pothuajse shteruese per arkeologjine ne treven e Kolonjes dhe me vendgjetjet tjera te kesaj kulture ne Ballkan e me gjere.

 

Shenim nga: J. Brahaj.