Libri: “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën. –

 

 

-Historitë e shkrimeve të THOTIT në pllaka prej zmeraldi, të përkthyeme në faqet në vazhdim, janë të çuditshme dhe jashtë çdo mendimi të shkencës moderne

Këto dy vende, bashkë me Gjermaninë e Hollandën, me sa di unë, pranojnë se e kanë origjinën nga Iliria e veriut. Zakonet skoceze si tonat dhe veshjet e tyne, na kujtojnë të vjetrën e të zhdukmen fustanellë shqiptare, që e shofim për të fundit herë me shumicë në fotografitë e shpalljes së Shtetit Shqiptar (1912)…

Mora shtytje për përkthimin e këtij libri mbas leximit të librit “THOTI FLISTE SHQIP” të z.Xhuzepe Katapano (Giuseppe Catapano), që u përkthye nga z.Qemal Velia dhe u botue në vitin 2007 në shtëpinë botuese “Botimet ENCIKLOPEDIKE”. I mrekulluem nga kjo dritare që po i hapej historisë së vendit tim vendosa të përkthej nga italishtja shkrimet në pllakat prej zmeraldi të sacerdotit THOT (

Në shqip: AI QË THOTË, THOTËSI, FOLËSI). Në disa shkrime të tjera që kam lexue në italisht, emni i Thotit shkruhet: MTH ose PTHA, që përforcojnë të njajtin shpjegim në shqip:

Më tha ose Po, tha). Që të kuptohet ma mirë ky përkthim imi, mendoj që të lexohet bashkë me librin “THOTI FLISTE SHQIP”, ku THOTI paraqitet shqipfolës dhe krijues i shkrimit egjyptian, me anën e hieroglifeve e ku çdo simbol paraqet gërmën e parë të fjalës në shqipen e vjetër të atij simboli.

Në Visoko të Bosnjës, që siç dihet gjer në shekullin X kanë qenë ilire, ku edhe sot atje jetojnë shqipfolës, mendohet se janë zbulue tri piramida, njana ma e madhja në botë, që po i datojnë të ndërtueme shumë ma parë se 12 mijë vjet. E ku i dihet? Aty mund të gjindet lidhja me THOT SHQIPTARIN!

Nji dukuni tjetër që duhet të theksoj asht dhe shfaqja e rrethoreve në arat me grunë ose në toka djerr, që kohët e fundit po ndiqen me interes. Ma me shumicë e me forma të ndërlikueme ato po shfaqen nga viti në vit e ma tepër në ishullin e Anglisë e të Irlandës. Ndoshta këta rrathë janë gjuha e THOTIT, që don të lidhet përsëri me vendin e vet. Këto dy vende, bashkë me Gjermaninë e Hollandën, me sa di unë, pranojnë se e kanë origjinën nga Iliria e veriut. Zakonet skoceze si tonat dhe veshjet e tyne, na kujtojnë të vjetrën e të zhdukmen fustanellë shqiptare, që e shofim për të fundit herë me shumicë në fotografitë e shpalljes së Shtetit Shqiptar (1912) e tashti vetëm nëpër festivale të muzikës popullore e në ato folklorike.

Simbas legjendës së lashtë pellazgjike të Kadmit dhe Harmonisë, Ilirët (Ylliret), Keltët dhe Galët janë quejt vllazën dhe bij të Kadmit dhe të nifmës shumë të bukur Gallata. Motra e tyne quhej Europa. Disa studiues fjalën Ilir e zavendësojnë me fjalën Yllir, sepse mbreti i parë i Ilirëve quhej Ylli, e disa thonë se Ilirët janë me origjinë yllore, gja që i përgjigjet dhe shkrimeve të THOT-it.

Në nji variant tjetër të legjendës, Ilirët (Yllirët) janë fëmijë të lindun nga martesa e qikllopit Polifem me nimfën shumë të bukur Gallata. Simbas legjendës Ilirët ishin popull i fuqishëm dhe shtatnaltë, me të cilët lidhen ndërtimet “qikllopike” në gjithë Europën dhe në pjesë të tjera të botës, ku ata emigruen. Dardanët (kosovarët) shtatnaltë, bashkë me të tjerë Ilirë u banë të famshëm në Perandorinë romake, si luftëtarë të fuqishëm nga të cilët dolën mjaft gjeneralë dhe perandorë. Nga ata morën emnin Dardanelet e Turqisë dhe mori zhvillim Troja e lashtë. Në shkrimet e Biblës së lashtë shkruhej për popuj viganë që kanë pasë jetue në lashtësi. Këtë gja e gjejmë dhe në legjenda të popujve të tjerë.

Nji legjendë tjetër thotë se alfabeti latin asht krijue nga pellazgët.

Ballada e Mujit dhe Halilit flet për luftëtarë viganë e të pamposhtun shqipfolës që kanë pasë jetue në Dalmaci. Ata u mundën nga gratë sllave, të cilat i rrëmbenin e i banin nana të fëmijëve të tyne. Këta fëmijë çuna shkonin përsëri e martoheshin me goca sllave, që i jepeshin menjiherë, e këto nuse të reja fillonin e flitnin sllavisht me vjehrat e tyne që ishin sllave dhe i mësonin dhe fëmijëve të tyne gjuhën sllave. Kështu humbi kjo racë viganësh atje bashkë me gjuhën shqipe në pak breza, në ato vende ku dominonin ma shumë lindjet e meshkujve. Kroatët shtatnaltë janë nji kryqëzim i bashkëvendasve të Mujit dhe Halilit me femrat sllave (iliro-sllave). Historitë e shkrimeve të THOTIT në pllaka prej zmeraldi, të përkthyeme në faqet në vazhdim, janë të çuditshme dhe jashtë çdo mendimi të shkencës moderne. Vjetërsia e tyne asht e mahnitshme: të datueme mbi 10.000 vjet Para Erës së Re, periudhë në të cilën arkeologët mendojnë që popujt ishin akoma primitivë. Ai që i shkroi ishte Thoti, një saçerdot, ish mbret nga Atlantida, që formoi nji koloni në Egjyptin e vjetër mbas përmbytjes së Atlantidës.

Ai ka qenë konstruktori i Piramidës së Madhe të Gizës, gabimisht thanë e Keopsit.

Në piramidën e Gizës, THOTI ka trupëzue njohunitë, urtësinë, shkencën dhe shumë sekrete nga Atlantida e vjetër. THOTI ishte i pavdekshëm, dmth ai ka fitue mbi vdekjen. Shfaqje para popullit sa herë ai donte, pa kaluar nëpërmjet vdekjes. Në nji papir që ndodhet në Torino, përshkruhen të gjithë faraonët dhe perënditë që drejtuen Egjyptin, simbas radhës dhe trashëgimisë faraonike. Për çdo sovran shkruhet viti i marrjes së pushtetit dhe i mbarimit të tij, edhe nëse ka qeverisun për pak muej ose pak vite. Për THOTIN, aty thuhet se ka drejtue Egjyptin për plot 31236 vjet. Përsosmëria e tij ka ba që t’i transmetojë njohunitë e veta në shumë koloni të ndryshme me origjinë nga Atlantida, përfshi edhe emigrimet e atlantideasve në Amerikën Qendrore e Jugore.

Kur arriti koha e përshtatshme që ai të linte Egjyptin, THOTI filloi ndërtimin e Piramidës së Madhe dhe hyrjen e Sallës (Odës) së Madhe të Amentit, vend ku ai filloi shkrimet e tij dhe ruejti sekretet ma të famshme të tij me roje. Edhe sot asht jashtë përfytyrimit tonë të mendohet se si janë ngritë dhe transportue blloqet gjigande të gurit me të cilin asht ndërtue kjo odë, të cilat peshojnë nga 20 deri 80 ton, kur edhe sot asht e zorshme të gjesh vinç për t’i ngrejtë. Jashtë piramidave janë dy statuja të bame vetëm nga dy blloqe gurësh, të transportueme nga një gurore që gjindet shumë larg nga aty dhe secila peshon 1200 ton.

Gjithashtu edhe piramidat datohen ma të vjetra se 12 000 vjeçare e jo 4000-5000 vjeçare, siç na kanë mësue nëpër shkolla.

Në kohët e mavonshme, pasardhësit e këtyne rojeve të sekreteve të THOTIT, bahen saçerdotë të piramidës, ku Thoti deklarohet si Zot i Ditunisë dhe Urtisë e shkrimet e tij i ruejtën nga brezi në brez, deri në ditët tona. Nëlegjendë Odat e Amentit quheshin Odat ku kalonte shpirti mbas vdekjes për t’u gjykue.

Simbas legjendës, për herë të parë asht shfaq 36000 vjet para Erës së Re e ka rrojtur 16 000 vjet duke u çfaqun e mishërue në periudha e epoka të ndryshme. Unë në fillim mendoja se kësaj shifre duhej t’i hiqeshin dy zero, kështuqë shifra 160 vjetëshe duket ma reale, por duke u thellue në studimin e shkrimeve të THOTIT, i dhashë të drejtë këtyne studimeve dhe i besoj asaj që THOTI ka rrojtun 16 000 vjet, sepse profetët nuk çfaqen çdo vit e çdo shekull. Që të riçfaqet nji profet duhet të kalojnë shumë mijëvjeçarë e shumë epoka. Edhe sot në kohët moderne, në shumë besime fetare, pritet rikthim profeti.

Gjatë kësaj kohe mendimet dhe shpirti i Thotit u trupëzuen në mënyra që janë të përshkrueme dhe në shkrimet e tij. Sipas kësaj ai asht trupëzue tri herë dhe herën e fundit asht njohun në Greqinë e lashtë, si Ermes, tri herë i lindun. (Ose: Ermet, që shpjegohet me shqipen: Ere Mbeti ose në dialekt: Ere Mes, Ere­Met). Ai kalonte sa herë donte në gjendje transi as i gjallë e as i vdekun, dhe zgjohej kur e shifte të nevojshme.

Shkrimet e tij në pllakat e zmeraldit duhet të lexohen jo vetëm nji herë, por dhjetra herë, sepse vetëm kështu mundet të zbërthehet kuptimi i vërtetë i tyne. Nji lexim i rastësishëm të jep një ndriçim të bukur, por nji studim i thelluem të hap rrugët e ditunisë dhe të kërkimit.

Po shkruej pak fjalë për këto sekrete kaq të fuqishme që i janë mbajtë të fshehta njerëzimit për shumë kohë dhe po deklarohen tashti.

Afërsisht në vitet 1300 p.e.r. në Egjypt (emni i vjetër “Khem”) filluen turbullinat dhe shumë delegacione të saçerdotëve filluen të largohen në pjesë të tjera të botës.

Disa nga këta saçerdotë të piramidave transportuen me vete dhe pllakat prej smeraldi si gjana të shenjta me të cilat ushtronin autoritet ma të madh mbi saçerdotët që nuk ishin nga rraca e Atlantidës. Pllakat prej zmeraldi ishin të shpjegueme nga legjenda si autoritet shumë i madh i saçerdotit Thot.

Nji grup i veçantë i saçerdotëve merr me vete pllakat prej zmeraldi dhe emigron në Amerikën e Jugut, u krijojnë një rracë të fuqishme, rracën Maya, që na kujton shumë atë egjyptjane. Nga këta saçerdotë nji pjesë ngelën dhe u stabilizuen atje dhe në shekullin e dhjetë popullsia Maya vendoset në Jukatan dhe pllakat prej zmeraldi u vendosën poshtë nji altari të tempullit më të madh: atë të zotit Diell.

Mbas pushtimit të shtetit Maya nga spanjollët, qytetet u braktisën dhe thesaret e tempujve u harruen.

Prezenca e shkrimeve në pllakat prej zmeraldi asht mbajtë sekret deri në vitin 1925 dhe vetëm në këtë vit asht dhanë leja provizore për botimet dhe përkthimet e tyne. Vendndodhja e pllakave prej zmeraldi mbahet sekret. Ata hyjnë në pasuninë botnore dhe mbrohen në fshehtësi. Asht e parashikueme që shumë njerëz nuk do t’i besojnë, por do të theksojmë nji fjali nga ato pllaka:

“Se drita asht brenda teje, drita që asht gdhend në këto shkrime do të përgjigjet”.

Tash pak fjalë për ndërtimin dhe përmbajtjen e pllakave prej zmeraldi:

Janë të përbame nga 12 pllaka prej zmeraldi jeshil, të formueme nga nji substancë që nuk i dihet përmbajtja. Ato janë të paprishuna dhe i rezistojnë të gjithë elementeve dhe substancave të natyrës që njifen deri sot. Në fakt struktura atomike dhe molekulare asht fikse dhe asnjiherë nuk ndryshon.

Mbi pllakat e zmeraldit janë gdhendun shenjat e gjuhës së vjetër të Atlantidës: shenja që i përgjigjen dhe hyjnë në rezonancë me valët e mendimeve duke lanë vibracione mendimesh në kokën e lexuesit.

Pllakat prej zmeraldi kanë të gdhenduna dhe shenja rrathësh ngjyrë ari, domethania e të cilave hyn në sekrete e vjetra. Kuptimin e këtyne rrathëve dhe atyne që po shfaqen në arat me grune, po mundohen t’i japin nji shpjegim e nji lidhje shkencëtarët. Çdo njeri që i lexon me vëmendje pllakat prej zmeraldi, domethania dhe urtësia e gdhendun në to, do t’i kthehet lexuesit e shumëfishueme. Aty thuhet:

“Beson o nuk beson, por kur i lexon ato, vibracionet që gjen atje do të përgjigjen në shpirtin tand.”

Të gjithë simbolet dhe rrathët janë çelësa për të hy tek e vërteta, por shumë herë porta e së vërtetës nuk hapet sepse çelësi nuk asht i saj. Në qoftë se ne do t’i kuptojmë të gjithë çelësat, të gjithë simbolet që janë manifestue aty, do të mundim të futemi në sekretet e pllakave prej zmeraldi.

Në faqet në vazhdim do të j epet përkthimi i Shkrimeve në Pllakat prej Zmeraldi. Janë fiksue me fjalët e Thotit shumë domethanie që nuk shfaqen në sipërfaqe. Drita e njohunive e gdhendun në pllakat prej zmeraldi të hap shumë fusha mendimesh. Aty thuhet:

“Lexo dhe mëso”, por vetëm në qoftë se drita brenda ndërgjegjes tande rizgjon shpërthime në thellësinë e shpirtit tand dhe ndërthuret me të.

Universi asht gjithnji në lëvizje, sipas ligjeve e rregullave që rregullojnë lëvizjen e planeteve, galaktikave dhe hapsinës-kohë. Sipas këtyne ligjeve e rregullave zhvillohet dhe jeta e bimëve, kafshëve dhe e të gjitha gjallesave në univers. Të gjitha këto i mësojmë nëpër shkolla. Qëllimi kryesor i shkollave të rrymave shpirtnore e fetare, i të gjitha rrymave dhe kohnave, ka qenë ndërlidhja e ligjeve që zhvillohen e evolojnë midis gjallesave e shpirtnave dhe lidhja midis njeriut material dhe atij shpirtnor e intelektual, nga ku zhvillimi mendor ban pjesë si në atë material ashtu dhe në atë shpirtnor. Për të arritë në njohunitë ma të nalta duhet zhvillue ana intelektuale, se kështu fuqizohet dëshira për studime të tjera. Zhvillimi i anës materjale asht hapi i parë e pas kësaj vjen qëllimi shpirtnor. Në jetën e përditshme lindja, zhvillimi trupor e mendor, rritja e fëmijëve dhe e pasunisë etj., hyjnë në aspektin material, por pas realizimit të këtij aspekti në fund të pret vdekja dhe atëherë mendon se e ke arritë qëllimin material e duhet të përgatitesh për vdekjen, për aspektin shpirtnor që do të ndjekë pas kalimit, si mund ta quej, nga gjendja materiale në atë shpirtnore. Nëse gjendja materiale üeta) zgjat disa vite (nga nji minutë deri mbi nji qind vjet), jeta shpirtnore, sipas shkollave shpirtnore, zgjatet deri në pafundësi. Duke i mbushë këtë boshllëk, (Zgjatje të jetës shpirtnore deri në pafundësi) njerëzve u pëlqen të jenë të lidhun me shkollat shpirtnore, me fenë, simbas zgjedhjes që bajnë, ndjekin fenë që dëshirojnë.

Gjendja materiale, siç e dijmë nga shkolla, kalon nëpër nji proces të pafund transformimesh, duke u shndrrue mbas vdekjes në landë organike që ushqejnë mikroorganizmat e bimët e këta, duke u konsumue nga njeriu ose kafshët barngranëse, kalojnë prap tek njerëzit nëpërmjet qumështit ose mishit të këtyne kafshëve. Kjo gja edhe kur e mendojmë na neverit, kurse mundësia që shpirti të jetojë në pafundësi, na ledhaton.

Simbas disa besimeve fetare, edhe shpirti kalon në po të njajtët proçese transformimi, duke kalue nga njeriu te kafshët dhe nga kafshët te njeriu, ose nga nji njeri te tjetri.

Se sa të fuqishme kanë qenë shkrimet e THOT- it nga Atlantida, mjafton të mendojmë se i kanë mbijetue mijëra viteve, siç do mundohem ta zbërthej sipas përkthimeve të tij, që i kam marrë nga disa variante në italisht e këto të përkthyeme nga anglishtja. Për hapsinë-kohën aty flitet mijëra vjet para Ajshtajnit. Nji tjetër profete e kohës së THOT- it, që ishte femen e quhej MAT (e shpjegojnë me fjalën shqipe me mat, me peshue) disa mijëra vjet para profetit ebre MOSE (Musai) krijoi 42 ligje të shenjta që populli dhe faraonët i respektonin. Mose i ka marrë të gjitha të gatshme, i ka kopjue e përshtatë simbas kërkesave të popullit të vet e, për t’ia ba të besueshme atij populli (disa qindra) analfabet e të sapodalë nga Egjypti, i deklaronte se ia kish dërgue Zoti, gja që nuk ishte e vërtetë. Mbi bazën e shkrimeve të Mose (Musait) u zhvilluen pjesa ma e madhe e rrymave fetare monoteiste, nga ebraizmi, ortodoksët, katolikët, protestanët, unitet etj., e deri tek pjesë të besimit mysliman, që, megjithëse kanë shumë gjana të përbashkëta, shumica e luftnave asht ba për ato pak ndryshime që ata kanë me njana-tjetrën.