Librii i autorit. Gjon Berisha.”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut”. –

Të nderuar miq, kemi kënaqësinë që të ju njoftojmë se sapo ka dalë nga shtypi libri jonë i radhës: ““Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut: dokumente” i botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, 2018, 433 f. ISBN 978-9951-409-74-2.


Ky vëllim me dokumente, që është rezultat i punës tonë kërkimore të viteve 2014-2017 në Državni Arhiv u Dubrovniku, botohet me rastin e Vitit Jubilar, kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Libri përmban, parathënien, një vështrim mbi dokumentet dhe 228 dokumente mbi Skënderbeun dhe Epokën e tij, ne dy kolona: origjinali (latinisht, sllavisht dhe italishte të vjetër)-shqip.