Librii i Ri i Ismet Bales: “Nje jete bashke”.
Librii i Ri i Ismet Bales: “Nje jete bashke”.
Libri , botim 2019:”Nje jete bashke” I autorit Ismet Balaj pasqyron ne forme kujtimesh momentet kryesore te jetes sone (Ismet Balaj e Muharrem Neziri) qe nga Shkolla e Mesme “Ndrec Ndue Gjoka” Tirane me 1952 e ne vijim deri me (2019); si shkollimi, fejesa, martesa, gezime, hidherime, fatekeqesi te jetes, puna profesionale per mesimin dhe edukimin e brezave te rinj, raportet e marredhenieve tona vellazerore familjare, shoqerore, politike e tj qe na ka sjelle jeta dhe qendrimi ndaj tyre; jeta ne pension ne Tirane dhe vazhdimi i nje jete te perbashket per problemet qe ka shtruar e shtron jeta edhe ne ditet e sotme.
Ky liber synon t`u lene edhe brezave te ardhshem nje kujtim se paskan qene dy djem, nxenes, kuadro, intelektuale prej viteve pesedhjete te shekullit XX e deri ne fund te jetes se tyre, qe, ndonese nga rrethe te ndryshme, koha e ndryshimeve e zhvillimeve te medha e te jashtezakonshme, i bashkoi ne pune e ne jete dhe ata e trajtuan njeri-tjetrin si vellezer te vertete, te cilet nuk u ndane sa ishin gjalle.