![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/640-0-63386a939043c.jpg?fit=640%2C360&ssl=1)
Lideri çeçen thirrje Putinit: – Përdor armët bërthamore!
2 Tetor 2022
Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov që njihet si mbështetësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje presidentit rus të përdorë armët bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë, pas disfatës së re në fushën e betejës.
Në një postim në Telegram që kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore ”.
Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.
Gazeta Shqip