Lidhjet: – Dalmacia me Shkodrën?
Lidhjet: – Dalmacia me Shkodrën?
Dalmacia (Dalmatia), në histori përmendet fillimisht si krahinë (më pas provincë) brenda trojeve të banuara nga fisi i dalmatëve.
Kjo krahinë u zgjerua shumë nga luftërat e shekullit II-I para erës së re.
Pas një kryengritje të ndodhur në vitet 6-9 (pas K.) dalmatët u shtrinë në Veri deri te gadishulli i Istrias dhe u vendosën paralel me lumin Sava, deri në Singidum (Beogradi i sotëm).
Provincës së Dalmacisë i takonin edhe gjithë ishujt në Detin Adriatik si dhe qytete të rëndësishme të kohës, mdisi të cilëve edhe Skodra e Lisi (Shkodra dhe Lezha e sotme).
Në kohën e sundimit të Dioklecianit, pjesa jugore e Dalmacisë nga gjiri i Kotorrit poshtë, u shkëput dhe u krijua një provincë tjetër me emrin Prevali.
Kjo provincë kishte për qendër, pikërisht Shkodrën.