13 Nentor 2022

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar foto nga protesta e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kobmit” duke i cilësuar protestuesit, njerëz krenarë dhe të lirë që përbuzin dhe flakin tej çdo pervers politik.

Vasili shkruan se të përdhunuarit nga Rama qajnë se pse nuk bëri dhunë oqeani opozitar në shesh.

“E bukur vërtet… të përdhunuarit nga Rama qajnë, ankohen bile edhe preokupohen, se pse nuk bëri dhunë oqeani opozitar në shesh.
S’kanë asnjë faj, se këta nuk njohin në jetë asnjë kënaqësi tjetër, përveçse të jetojnë ashtu të përdhunuar, të paguar, e të poshtëruar nga Rama!
Liria dhe kurajo janë fuqia e pamatë fituese e njerëzve krenarë dhe të lirë, që përbuzin dhe flakin tej çdo pervers politik me gjithë shpinëpërkulurit e përdhunuar krah tij”, shkruan Vasili.

Balkanweb