Lirimi i Tahirit/ Trondit Manjani: Qeveria ka prishur provat.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, deklaroi se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët.

Manjani tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se shteti nuk duhet të krenohet me arrestime, por me faktime.

Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajsinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta“,- tha ish-ministri.

ManjaniUnë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht.

/Opinion.al