Lista e policisë për arrestimin e 80 protestuesve, Baçi: Qelitë nuk nxënë gjithë popullin.

 

Kryetari i degës së PD në Fier Luan Baçi duke dënuar valën e arrestimeve në Fier të qytetarëve që protestojnë kundër Edi Ramës, ka publikuar listen e policise me emrat e personave qe sipas tij do te arrestohen. 

Ai ka siguruar listën e policisë me mbi 100 emra dhe akuzon policinë se kërkon të arrestojë edhe qytetarë që nuk kanë qenë në protestë për t’u futur frikën të tjerëve për të frenuar pjesëmarrjen në protestën e 16 Marsit.

“Protestuesit janë me mijëra. Ku do t’i mbani? A ka vend në burgjet tuaja për të gjithë popullin?”- shprehet Luan Baçi, i cili e cilëson aksionin e policisë një hakmarrje pulitke të Edi Ramës për turpërimin që iu bë në Fier. “I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mos i terrorizoni qytetaret fierakë. Ata protestuan për më shumë punë, siguri, për varfërinë e tyre dhe arsyeja e vetme është ky Kryeministër ilegjitim”, thotë Baçi.

Të shtunën qindra protestues fierakë dolën në protestë kundër vizitës së Ramës në këtë qark.