Lista e zezë/ 17 kryebashkiakë dhe deputetë të Ramës të lidhur me krimin. –

13:49, 14/08/2019

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka folur për rastin e Valdrin Pjetrit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u shpreh se rasti Pjetri nuk është i vetëm, por ka edhe të tjerë kandidatë të Edi Ramës që janë me të kaluar kriminale.

Basha bëri publike edhe një listë me 17kandidatë bashkiakë dhe deputetë të Ramës që janë në listën e zezë.

‘Në këtë listë është edhe Olsi Rama’, tha Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart. Në të vërtetë Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm, nëse e vërteta do të ishte siç thonë mercenarët e Edi Ramës. Por e vërteta është ndryshe.

E para, rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur. Sot, një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve, që Edi Rama u imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të shkuar kriminale ose me lidhje të tanishme kriminale.

Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë a ambasdës ameriane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës

Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanais.

Në krye të pushtetit lokal Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës kudo në Shqipëri

Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën asnjë fjalë për të thënë për Vangjush Dakon.

E ndaluan edhe SHBA-të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht.

Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shoitblerjen e voitave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment

Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht.

Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve

As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.

As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë?

Kush nuk e mban mend më  Estref Halili nga Kolonja e Lushnëjës u shty drejt vetëvrasjes në paraburgimin e stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë  që krerët e bandës së kokainës u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën tashmë janë liruar.

E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë

E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme.

Një qeveri që vjen në pushtet me para…shikonin bumin e ndërtimit, koncensionet e fryra me çmime më të larta se në Europë, janë favore që Rama i bën krimit.

© SYRI.net