LISTA ME EMRA/ ‘Patronazhimi i PS-së’ zbulon votën dhe preferecën e Najada Çomos! Kush janë ministret dhe kandidatet e Edi Ramës që kanë votuar PD-në!
16 prill 2021
Zbulimi i databazës së famshme të të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e ‘patronazhit’ ka nxjerrë në pah dhe preferencat e kandidatëve dhe funksionarëve të vetë selisë rozë.
Nga patronazhimi nuk kanë ‘shpëtuar’ dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama.
Një prej kandidatëve e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, në databazën e Partisë Socialiste, figuron si votuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013.
Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhistja, Vjola Sterjo shkruan se Najada Çomo, nuk është votuese e ‘sigurtë’ e PS, ajo ka si preferencë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që sipas censusit të 2013-tës ajo ka votuar për Partinë Demokratike.
Veç Najada Çomos, edhe kandidatja e PS-së, Klodeta Dibra rezulton në databzën e selisë rozë, se ka preferencë Partinë Socialiste, por në censusin e 2013 është regjistruar nga patronazhisti i saj se ka votuar Partinë Demokratike.
Listës së kandidatëve të PS-së, që kanë votuar PD-në në 2013 sipas databazës së sistemtit të patranozhit, figuron edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT.
MINISTRET E PS QË VOTUAN PD-NË
Votuese të Partisë Demokratike sipas të dhënave të sistemit të patronazhit rezultojnë edhe dy ministret e kryesore të qeverisë së kryeministrit Rama. Në të dhënat e vendosura në sistemin e PS-ë, patronazhisti i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, cilësohet si votë e “sigurtë” me preferencë Partinë Socialiste, por në censusin vitit 2013, ajo është regjistruar si votuese e Partisë Demokratike.
Gjonaj u emërua si ministres e Drejtësisë në vitin 2017 nga kryeministri Rama, post që mban dhe sot e kësaj dite. Ajo është renditur e 7-ta në listën e kandidatëve të Tiranës.
Ndërkohë që një tjetër prurje nga radhët e teknikëve është dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.
Edhe kjo e fundit në databazën e Partisë Socialiste ka një patronazhues, me emrin Malo Hizdi, cili e ka regjistruar se të ‘sigurtë’ dhe me preferencë për PS-së, por që në zgjedhjet e 2013 ajo ka votuar Partinë Demokratike.
VOTUESIT E PD-SË
Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2021, janë dhe katër emra të cilët u ‘importuan’ në Partinë Socialiste, por që sipas sistemit të patronazhit rezultojnë si votues të Partisë Demokratike.
Ndër emrat e listës së re të selisë rozë, patronazhistet janë kujdesur të shënojnë emrat e Halit Valterit, Tahir Muhedinit, Ylli Shehut dhe Alqi Bllakos. Këta të fundit, dikur pjesë e koalicionit dhe listave të opozitës, tashme të ‘konvertuar’ dhe pjesë të majtës
Gazeta Panorama