Lleshaj dha dorëheqjen, protestuesit: Protesta do vazhdojë, jemi pa shpresë
Lleshaj dha dorëheqjen, protestuesit: Protesta do vazhdojë, jemi pa shpresë
10 DHJETOR 2020
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, por duket se kjo nuk do të ndalojë protestuesit që janë ngritur për të vënë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Protestuesit shprehe se kërkesat e tyre nuk janë vetëm dorëheqja e Lleshaj, por që të vendoset drejtësia për 25-vjeçarin.
Sipas tyre në këtë vend nuk ka shpresë, duke shtuar se “prej vitesh jetojmë në terror”.
Gazeta Shqip