
Londër, deputetët e PD takime në parlamentin britanik, Tabaku: – Integrimi në BE, përmes reformave reale
26 Shkurt 2025
Deputetët e PD Jorida Tabaku dhe Bledion Nallbati zhvilluan këtë javë disa takuan me përfaqësues të parlamentit britanik, ku në fokus ishin sfidat e Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.
Në një postim në facebook, deputetja Tabaku informon se në takimin me zv/kryetaren e Parlamentit Britanik, u bisedua për sfidat e demokracisë në Shqipëri dhe nevojën për një sistem të drejtë, larg klientelizmit dhe abuzimeve të pushtetit.
“Me Victoria Billing nga FCDO, theksuam rëndësinë e një rruge të qartë drejt BE-së, bazuar në meritë dhe reforma të thella, jo në propaganda boshe. Në tryezën me APPG për Kosovën dhe Shqipërinë, nënvizuam se stabiliteti në rajon vjen përmes demokracisë së vërtetë dhe llogaridhënies, jo përmes kapjes së shtetit. Takimi me Baroness Hodge, Kampione e Anti-Korrupsionit në Mbretërinë e Bashkuar, na dha mundësinë të ndanim përvojat mbi luftën kundër korrupsionit – një betejë që ne në opozitë e kemi përparësi absolute”, shkruan deputetja Jorida Tabaku.