
Lorenc Vangjeli: – Më shumë të punësuar në shtet se në privat. – Në Shqipëri kane ikur, ka mungesë të fuqisë punëtore
29 Prill 2025
Gazetari, Lorenc Vangjeli, e ftuar në nje TV, tha se situata në Shqipëri është problematike pasi ka mungesë të fuqisë punëtore.
Vangjeli theksoi se është shumë problem që në një situatë të tillë, të ketë më shumë të punësuar në administratën publike se sa në atë private.
“Aktualisht problemi më i madh që ka Shqipëria nuk është papunësia por mungesa e fuqisë punëtore. Dhe kualifikimin që do ta bënin tregun shqiptar të punës më të konkurueshme për punën.
Një shqiptar sot ndryshe nga më parë nuk ka ato aftësi teknike dhe profesionale që të jetë i aftë për tregun e punës evropian në atë kuptim të përgjithshëm që i japim ne.
Është një problem që e kemi si shoqëri dhe tjetri është disbalanca mes të punësuarve në administratë ku përfshihet policia forcat e armatosura dhe administrata shtetërore dhe ajo e pushteti lokal në krahasim me të punësuar në aktiviteti të tjera privat apo në ndërmarrjet që janë me kapital shtetëror. Është një raport të cilin ngjashmëri e gjen këtë raport vetëm në Greqi kam përshtypjen sidomos përpara krizës.” tha Vangjeli.