Lorik Cana bën veprimin e papritur: Nga kjo varet e ardhmja. Priten zhvillime të reja në politikën shqiptare.
Lorik Cana bën veprimin e papritur: Nga kjo varet e ardhmja. Priten zhvillime të reja në politikën shqiptare.
6 Qershor 2020
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare si rrallë herë më parë ka publikuar një peticion i cili ka lidhje me Reformën Zgjedhore e cila është kryefjala e politikës shqiptare kohët e fundit.
Cana bën thirrje që të nënshkruhet ky peticion që do i japë shqiptarëve votën e Diasporës si dhe për Listat të Hapura që sipas tij janë shumë të nevojshme.
Ai thotë se stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë varet nga kjo, prandaj pas Kosovës atëherëedhe Shqipëria duhet ta bëjë.
Të dashur miq, vëllezër dhe motra!
Gazeta Sot
Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë Covid-19, kur po kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë, kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës.
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.
Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë!
Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e listave të hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike, do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të. Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!”, shkruan Cana.