LSI. – Të çmontojmë zgjedhjet mafioze!
LSI. – Të çmontojmë zgjedhjet mafioze!
30 PRILL 2021
Nënkryetari i LSI-së, Peterit Vasili iu ka dërgua një mesazh për mobilizim anëtarëve të grupit të kësaj partie. Pas humbjes në zgjedhje në selitë e PD dhe LSI janë mobilizuar për të parë pamjet filmike të qendrave të votimit një për një.
“Mirëmëngjes! I gjithë grupi duhet të jetë në gatishmëri të plotë! Me të marrë njoftimin e mbërritjes se imazheve filmike do filloni urgjentisht nga puna!
Evidentimi i çdo parregullsie është betejë për jetë a vdekje! Çmontimi dhe demaskimi i këtyre zgjedhjeve mafioze është detyra më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Asnjë nga ju nuk do të mungojë në këtë proces përfshirë anëtarët e grupit që kanë qenë kandidatë për deputetë”, ka shkruar Vasili në mesazhin e dërguar që para dy ditësh, kur ende ishte në proces numërimi.
Gazeta Sot