Luani i ngrirë prej 28 mijë vitesh, nuk i kanë lëvizur as mustaqet
Luani i ngrirë prej 28 mijë vitesh, nuk i kanë lëvizur as mustaqet
6 gusht 2021
Një këlysh luani është gjetur i ngrirë në Siberi dhe besohet se ka qëndruar në atë formë prej gati 28 mijë vitesh. I zbuluar në Arktik, këlyshi nuk ka ndryshuar fare, madje as mustaqet nuk i kanë lëvizur nga vendi.
Lëkura e artë, dhëmbët dhe organet janë të gjitha të paprekur, ndërsa thonjtë ende të mprehtë.
Simba siberiane, i quajtur Sparta, ishte një nga dy këlyshët që janë gjetur në vitin 2017 dhe 2018 në brigjet e lumit Semyuelyakh në lindje të Rusisë.
Fillimisht, u mendua se dy këlyshët mund të ishin lindur nga një nënë, pasi u gjetën vetëm 15 metra larg njëri-tjetrit, por një studim i ri zbuloi se ata kanë jetuar në periudha të ndryshme, me një diferencë prej 15 mijë vjetësh. Boris, këlyshi tjetër, dyshohet të ketë jetuar rreth 43 mijë vjet më parë.