Lubonja bën deklaratën e bujshme: Njerëzit e Soros të lidhur me…! Ja pse multimiliarderi u kthye në një mostër për Sali Berishën
Lubonja bën deklaratën e bujshme: Njerëzit e Soros të lidhur me…! Ja pse multimiliarderi u kthye në një mostër për Sali Berishën
3 JANAR 2022
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se Fondacioni Soros u kthye në aleat të Partisë Socialiste kur socialistët erdhën në pushtet dhe sipas tij këtu ishte edhe pikënisja e problemeve kryesore.
‘Kur socialistët erdhën në pushtet e kthyen një organizata si Fondacioni Soros në aleat të Partisë Socialiste, dhe ky është problemi themelor’, tha Lubonja.
Çfarë e bëri Soros që u kthye në një mostër për ish-kryeministrin Sali Berisha?
Lubonja: Sorosi ka synuar të krijojë një klasë të re politike në vendet ku ka ndërhyrë. Duhet thënë se nuk ka qenë komunist në ide, por liberal. Anti-nacionalizmi ka qenë edhe një nga gjërat sensitive. Pra është për një botë të hapur dhe liberale. Berisha ishte i tillë si ideologji…ai mori një konotacion autoritar dhe herë pas here pa pasur disa manifestime nacionaliste kur i duhej. Por përgjithësisht rënia e Berishës lidhet me rënien e piramidave. Rezultati është që u forcua një pushet që ishte i korruptua dhe mbështetja e një klase politike që ishte në teori liberale, por e korruptuar brenda vendit, ka bërë që në vendet e tjera ku ma më shumë demokraci dhe rezistencë si Polonia ka pasur një reaksion i cili ka qenë se klasa që mbështeti Soros ishte e korruptuar.
Tani them se Berisha nuk krijonte një problem për Soros ideologjikisht, por kryesisht korrupsioni i tij i brendshëm ka bërë që të rrëzohet dhe një punë sistematike e Ramës për t’i mbajtur lidhjet më të forta , dhe kjo ka ardhur si rezultat i Soros.
Gazeta Sot