Lubonja: – Edi Rama është i sëmurë, mendon se është mbi ligjin dhe superior ndaj njerëzve. –

14 Shkurt, 2019

Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar sjelljen e kryeministrit Rama, duke marrë shkas nga bullizmi dhe përqeshja e tij ndaj deputetit Edi Paloka. Lubonja tha se gjendja e Ramës është më e agravuar për shkak të sëmundjes së tij dhe mendimit se është superior ndaj gjithëkujt.

“Personi në fjalë, përvecse është përfaqësuesi i një kulture, se ne kemi kulturën e dhunës ndaj më të dobëtit, ka edhe sëmundjen e vet, që ja thellon këtë. Sëmundja është narcisismi malinj i Edi Ramës. Por, ka edhe delirin e omnipotencës, që mendon se është mbi ligjin dhe nuk ka respekt për tjetrin.

Ka edhe mungesën e empatisë. Këtyre ju duket se janë superior dhe të tjerët mund t’i instrumentalizojnë.

Si ka mundësi që ne shqipërët nxjerrim gjithmonë këta njerëz në krye? Si ka mundësi që gjithë ajo PS, zgjedh këtë njeri? Si ka mundësi që këta oligarkët duan këtë njeri dhe jo një shtet serioz? Këto lloj aventurierësh i prodhon kultura shqiptare. Ky i acaron njerëzit në mënyrën më të theksuar”. theksoi Lubonja.

/TPZ.AL/