Lubonja i ashpër me Ramën: – Ka kapur të gjitha institucionet
27 Janar 2023
Në emisionin “Open” analisti Fatos Lubonja u shpreh kryeministri Edi Rama ka kapur të gjitha institucionet.
Gjatë bisedës në studio, Lubonja tha se kryeministri është bërë i paprekshëm dhe se Shqipërisë i rrezikohet demokracia.
“Çështje e rëndë është, por çështje të rënda kemi pasur shumë dhe në Shqipëri po na duken gati normale. Duket normale që Edi Rama është bërë i paprekshëm, ka kapur drejtësinë që nuk vepron fare.
Ka kapur të gjithë institucionet dhe në thelb s’ka paqe Shqipëria sepse po i rrezikohet demokracia.
Kur ke një kryeministër që ka kapur edhe një institucion nga i cili shqiptarët naivë presin të vijë të luftojë korrupsionin në Shqipëri. Imagjino se çfarë bën ky, çfarë ka kapur të gjitha politikat në Europë.
Jemi në kohën kur po na del Katar Gate që korruptohet, shërbimet sekrete të Marokut korruptojnë europianë dhe në këtë degradim të madh ky njeri ka arritur tek FBI për ta përdorur për qëllime të veta të pushtetit politik.
Kjo nuk bëhet në mënyrë personale, i thërriske në zyrë e i jep informacione!?
Këtu kemi raporte personale. Informacionet merren nga zyra e kryeministrit dhe me një takim jotransparent, kjo fut ujë shumë dhe Rama nuk mbrohet do këtu. Dhe ne kemi raporte të tjera për bëmat që bën ky. Kemi një sulm të paprecedent për të shkatërruar opozitën shqiptare. Rreziku më i madh i Shqipërisë sot është ky që i ka kapur të gjitha”, tha Lubonja.
Gazeta Sot