Lubonja: Letërsia e socializmit propagandë, nuk tregon historisë e shqiptarëve në shumë aspekte
Lubonja: Letërsia e socializmit propagandë, nuk tregon historisë e shqiptarëve në shumë aspekte
Nga OraNews
4 Janar 2022
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Fatos Lubonja u shpreh se burgu është një vend ekstrem përmes tregimeve ai është mundur që të tregojë edhe për historinë e Shqipërisë.
Ai shtoi se letërsia që kemi krijuar gjatë viteve të socializmit, duke e qenë e ndërtuar mbi propagandën, është e mangët në aspektet e historisë së shqiptarëve në shumë aspekte.
Lubonja: Ne kemi lindur në Shqipëri në një vend me 100 mijë probleme dhe sfida është që ta bësh këtë fat dhe t’i japësh një kuptim, apo të shkatërrosh nga ai. Sigurisht që burgu është një vend ekstrem. Unë përmes tregimeve jam mundur që të tregoj edhe për historinë e Shqipërisë.
Basholli: Në Kosovë ka bërë një punë të mirë qendra kinematografike për projektet filmike
Mendoj se letërsia që kemi krijuar gjatë viteve të socializmit, duke e qenë e ndërtuar mbi propagandën, është e mangët në aspektet e historisë së shqiptarëve në shumë aspekte. Sigurisht që drejtësi nuk bëhet, sepse ajo që ka ndodhur është e pariparueshme. Por unë mundohem që të bëj një drejtësi në ndërgjegjen e njerëzve.