Lubonja nxjerr prapaskenat: – Shteti duhet të kishte institucione të emergjencës, kjo është propagandë! Disa spekulante që…
Lubonja nxjerr prapaskenat: – Shteti duhet të kishte institucione të emergjencës, kjo është propagandë! Disa spekulante që…
17 MARS 2022
Për analistin Fatos Lubonja ngritja e një bordi të monitorimit për situatën e çmimeve është e panevojshme duke e konsideruar atë propagandë.
Lubonja tha se rezultati i protestës ishte pozitiv duke shprehur nevojën e një institucioni të emergjencës.
Janë efikase institucionet për çmimet?
I shikoj me dyshim. Pse qeveria duhet të bëjë borde. Duhet të kishte pasur organizma që kontrollojnë çmimet si lëvizin. Qeveria duhet të ketë organizma për situata të tilla. Jo me borde që të kujtojnë propagandën si me tërmetin ndërkohë që bota ka institucionet e emergjencës. Protesta pati një rezultat pozitiv.
Këtu nuk duhet parë vetëm rasti më i mirë që është kur lufta mbaron që edhe ky ka probleme por edhe zgjatjen e luftës. Por edhe me luftën që mbaron ne kemi përsëri probleme. Kemi një rend të ri të botës. Ky bordi nuk dihet në çbazë vendosi çmimin tavan. Ata quhen atëherë spekullantë. Këtu punohet qorrazi, kalo hidhja kësaj situate. Ky është një shtet që nuk punon me vizion afatgjatë. Kjo shoqëri është në mbijetesë të vazhdueshme prandaj ikin njerëzit. Protestat kishin edhe disa parulla politike, për ndryshimin e sistemit oligark.
Gazeta Sot