
Lubonja për programet e PS: – Këta i marrin njerëzit për budallenj, u premton pasaportën e BE për të ikur prej tij
28 Mars 2025
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, i ka quajtur të pabesueshme premtimet e partive politike gjatë fushatës elektorale. Duke cituar liderin e opozitës, fushata e Berishës, sipas Lubonjës, është një fushatë dorëlëshuar, sikur të ketë gjë në dorë, por në fakt nuk ka.
“Lëshon premtime që janë krejtësisht të pabesueshme dhe s’janë logjike. Unë jam kundër këtyre fushatave që i marrin njerëzit për budallenj. Jemi një vend që prodhon para droge, që është vetëm biznesi i ndërtimit, ka një kontradiksion. Unë gjykoj se kush e merr seriozisht punën në këtë vend, duhet të bëjë një Shqipëri normale, jo madhështore”, tha Lubonja.
Duke iu referuar premtimeve të Ramës për pasaportën e BE, Lubonja tha se po u premtoi të rinjve pasaportën ata do të ikin.
“Pra paradoksalisht po ja merr votën atyre duke i premtuar se do shpëtoni nga e keqja që po ju bëj. Po i jep pasaportën duke i detyruar të ikin po nga ti”, tha Lubonja.