6 Janar 2025

Analisti Fatos Lubonja, masën detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka cilësuar si ngjarje politike që varet nga e sheh.

Lubonja tha në studion e emisionit ‘Open’ në News24 se ngjarja sot, me paraqitjen e Berishës në SPAK, ishte dokumenti që nxori.

“Ngjarja ishte dokumenti që nxori që ishte kundërpërgjigje ndaj SPAK. Që ri vjen më thërret mua për Partizanin dhe nuk vepron ndaj kësaj ngjarjeje që është Taulant Balla. Më e tmerrshmja ajo që përdorin një bandë për të zhdukur një bandë tjetër dhe kjo banda u siguron vota. Unë këtë ngjarje pashë atje”, tha analisti.

Ndër të tjera shtoi se “trajtimi që i bën kjo drejtësi e re mazhorancës në pushtet dhe opozitës është i padrejtë”.

Lubonja: Unë e shikosh më shumë si ngjarje politike e cila varet nga e sheh. Ngjarja në vetvete ka të bëjë me testin sesa funksionin drejtësia dhe demokracia te ne. kjo është një nga provat se çfarë.

Nuk më duket ndonjë gjë e madhe që ai shkoi atje, por e bëri ngjarjen. Ngjarja ishte dokumenti që nxori që ishte kundërpërgjigje ndaj SPAK. Që ri vjen më thërret mua për Partizanin dhe nuk vepron ndaj kësaj ngjarjeje që është Taulant Balla. Më e tmerrshmja ajo që përdorin një bandë për të zhdukur një bandë tjetër dhe kjo banda u siguron vota. Unë këtë ngjarje pashë atje.

Berisha është mësuar me një mendësi që ai që është në krye bën gjithçka. Ndërkohë që kur i bëjmë analizën kësaj ngjarjeje, duket më e komplikuar. Unë e shoh SPAK më kompleks. Ca janë më të dedikuar ndaj ligjit, ca që shërbejnë, ndoshta përfaqësojnë dhe grupe të ndryshme brenda mazhorancës.

Trajtimi që i bën kjo drejtësi e re mazhorancës në pushtet dhe opozitës është i padrejtë. Dy standarde.

Gazeta Panorama