Luçiano Boçi

Luçiano Boçi reagon ashpër ndaj deklaratës së Aliebeajt: – Rama e ka zyrtarizuar si sekser politik, po kërkon përçarjen e…

19 MAJ 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt se nesër do të thërrasë grupin e Rithemelimit me kusht që Sali Berisha të mos bëhet pjesë.

Duke e konsideruar si sekser të Ramës, Boçi shprehet se një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Sipas Boçit Alibeaj pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.

Postimi i Boçit:

Alibeajt, tani që Rama e ka zyrtarizuar si sekser politik, i ngjan se mund t’i vendosë kushte dhe vetë Partisë Demokratike.

Deklaron teatralisht se do të thërrasë dhe grupin e rithemelimit për negociatat me kusht!?

Një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Këtë thirrje nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht për zgjedhjen e Presidentit.

Pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.

Grupi Parlamentar i PD është një, jo siç do ta shohë z. Alibeaj., të bërë copash

Thirrjen e tij e vendos Kryesia e grupit.

Unë dhe Z. Salianji në cilësinë e nën/kryetarit e kemi kërkuar me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit, ku të sanksionohej rikthimi i të shkarkuarve, por z. Alibeaj e ka refuzuar, mgjs i ka munguar dhe tagri për ta bërë.

Sot i duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Z. Berisha.

Po kërkon kështu njëherazi të legalizojë veten, bashkëpunimin e pistë me Ramën dhe të vulosë përçarjen për hir të axhendave të njohura.

  1. Alibeaj me veprimet e tij të disata ka dëmtuar interesin e demokratëve dhe po shpëton fytyrën e Ramës.

Gazeta Sot