Luçiano Boçi tregon se sa delegatë janë në Kuvend dhe 3 propozimet që pritet të miratohen
2 Dhjetor 2023
Kuvendi Kombëtar i PD-së është duke u mbajtur këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve ku do të votëbesohet Sali Berisha si kryetar i PD-së, pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Kryetari i Komisionit të punimeve të Kuvendit, Luçiano Boçi ka deklaruar se pjesëmmarës janë 1203 delegatë nga 1622 në total, duke e konsideruar atë të ligjshme. Ai lajmëron se në punimet e këtij Kuvendi do të paraqiten tre propozime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe votëbesimin e Sali Berishës si kryetar.
Luçiano Boçi: Mbledhja është thirrur në bazë të vendimit të Kryesisë së PD dhe Kuvendi konsiderohet i thirrur ligjërisht. Numri i delegatëve është 1203 nga 1622 që është numri total i delegatëve të Kuvendit. Për shkak të pjesëmarrjes të më shumë se gjysmë, Kuvendi i Komisionit i drejtimit të punimeve të Kuvendit, deklaroj të hapura punimet e Kuvendit. Informoj delegatët se në këtë Kuvend to të paraqiten tre propozime të rëndësishme.
Propozimi i parë është për një ndryshim statutor që do të prezantohet nga Çlirim Gjata.
Prezantimi i dytë është për miratim të një projekt rezolute nga nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi që përmban qëndrimin politik të Kuvendit.
Dhe së treti, votëbesimi i kryetarit të Partisë, që do të zhvillohet më vonë dhe do të numërohet menjëherë pas procesit të përfundimit të votimit.
Gazeta Sot