Lufta e madhe gati të shpërthejë. – Kina rrethon brigjet e Tajvanit me anije e avionë luftarakë dhe shton kërcënimet, alarmohet SHBA
10 Gusht 2022
Situata në brigjet e Tajvanit po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.Në zemër të tensioneve është fakti se qeveria kineze e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e Kinës.
Por shumë tajvanezë e konsiderojnë ishullin e tyre të vetëqeverisur si një komb të veçantë, pavarësisht nëse pavarësia është shpallur ndonjëherë zyrtarisht apo jo.NdërkohëKina po kërcënon me anije dhe avionë luftarakë. Shteti kinez duket se është serioz, teksa ka vendosur të zgjasë më tej stërvitjet ushtarake, që po zhvillohen që nga e enjtja e 4 gushtit rreth ishullit. Në fakt, tensionet janë shtuar pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, NancyPelosi në Taipei. Vizitë e cila shkaktoi shumë zemërim te pala kineze.
Ky intensifikim i operacioneve u bë i ditur nga Komanda për Teatrin Lindor të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze, e cila megjithatë nuk përcaktoi një datë për përfundimin e manovrave. Udhëheqësit ushtarakë të Republikës Popullore u kufizuan në specifikimin se qëllimi i stërvitjeve është përgatitja e operacioneve të “mbrojtjes së përbashkët” dhe “bllokadës së përbashkët” në ishull.
Reagon ministria e jashtme e Tajvanit
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Taipeit ka dhënë një informacion të rëndësishëm. Autoritetet tajvaneze kanë njoftuar se rreth ishullit të Tajvanit janë zbuluar 45 avionë kinezë dhe dhjetë anije. Dhe kjo nuk është e gjitha. Ministria raporton gjithashtu se 16 avionë luftarakë kanë “fluturuar mbi pjesën lindore të vijës së mesme të ngushticës së Tajvanit”, të cilën Pekini zakonisht e respekton, edhe nëse nuk e njeh atë.
Ndërkohë në një dalje për mediat presidenti amerikan JoeBiden tha se ai nuk ishte i shqetësuar për presionin ushtarak kinez ndaj Tajvanit dhe se situata është nën kontroll. Megjithatë, duhet theksuar se komenti i tij erdhi pak para njoftimit të Pekinit. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, në çdo rast, Kina nuk do të shkojë më tej. Përshkallëzimi i konfliktit duket se është shumë pranë. Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka thënë ditën e djeshme se Kina është duke shfrytëzuar stërvitjet ushtarake si “përgatitje për pushtim të Tajvanit”. Wu ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare me qëllim të mbrojtjes së “paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit”.Sipas tij, Kina “është duke kryer stërvitje të shkallës së gjerë, po lëshon raketa, si dhe po kryen sulme kibernetike dhe fushatë dezinformuese, në përpjekje për të dobësuar moralin publik në Tajvan”.
Pekini e konsideron Tajvanin si provincën e tij që do të aneksohet edhe me forcë – nëse është e nevojshme.Stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të Kinës afër Tajvanit, ishte planifikuar të përfundonin më 7 gusht.Në to janë përfshirë lansues të raketave balistike dhe simulime të sulmeve ajrore dhe detare.Megjithatë, Komanda lindore e Kinës ka bërë të ditur më 8 gusht për stërvitje të reja, duke rritur shqetësimet se Pekini synon të rrisë presionin mbi ishull. Dje edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë më 8 gusht se është i shqetësuar për veprimet e Kinës, por ka shtuar se “nuk besoj se ata do të bëjnë diçka më shumë sesa janë duke bërë”.Gjithashtu edhe zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, ka thënë se “e ardhmja do të shkruhet këtu në Paqësor”.
Çfarë lidhje kanë SHBA me ndarjen Kinë-Tajvan?
Politika e gjatë e Uashingtonit ka qenë një “paqartësi strategjike” deri në atë masë që do të ndërhynte ushtarakisht nëse Kina do të pushtonte Tajvanin. Zyrtarisht, ajo i përmbahet politikës “Një Kinë”, e cila njeh vetëm një qeveri kineze, në Pekin, dhe ka lidhje formale me Pekinin dhe jo me Taipein. Por ajo gjithashtu është zotuar të furnizojë Tajvanin me armë mbrojtëse dhe theksoi se çdo sulm nga Kina do të shkaktonte “shqetësim të madh”. Në maj 2022, presidenti Joe Biden u përgjigj pozitivisht kur u pyet nëse SHBA do të mbronte ushtarakisht Tajvanin. Çështja e Tajvanit gjithashtu ka acaruar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës. Pekini ka dënuar çdo mbështetje të perceptuar nga Uashingtoni për Taipein dhe është përgjigjur duke rritur inkursionet e avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
Nga Bleona KOLAJ
Gazeta Sot