Lufta në Ukrainë, Gjykata e Hagës vihet në lëvizje. – Seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars per Luften në Ukrainë.
Lufta në Ukrainë, Gjykata e Hagës vihet në lëvizje. – Seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars per Luften në Ukrainë.
Nga OraNews
1 Mars 20224
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka thënë se do të mbajë seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë, ndërsa luftimet intensifikohen.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, do të mbajë seanca dëgjimore publike në lidhje me pretendimet për gjenocid sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (Ukraina kundër Federatës Ruse) të hënën më 7 dhe të martën 8 mars 2022”, thuhet në deklaratën e gjykatës.
Gjykata e Hagës do të nisë hetimin ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan njoftoi tashmë se po fillonte një hetim mbi “situatën në Ukrainë” pas pushtimit të Rusisë.