15 Shkurt 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio patën një bisedë telefonike të shtunën dhe ranë dakord për kontakte të rregullta në përgatitje për takimin mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, komunikimi u zhvillua me iniciativën e palës amerikane.

“Të dyja palët shprehën vullnetin e tyre të ndërsjellë për të qenë në kontakt për çështjet urgjente ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen rreth Ukrainës, situatën rreth Palestinës dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme dhe drejtime të tjera rajonale”, nënvizohet në deklaratën e ministrisë ruse.

“Sergey Lavrov dhe Marco Rubio konfirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të rivendosur respektin e ndërsjellë për dialogun ndërshtetëror në përputhje me tonin e vendosur nga presidentët.”, thuhet më tej në deklaratë.