“Lufta në Ukrainë”, Presidenti francez Macron: – Do ketë pasoja në jetën tonë dhe…
“Lufta në Ukrainë”, Presidenti francez Macron: – Do ketë pasoja në jetën tonë dhe…
24 SHKURT 2022
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të tij, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Vladimir Putin kishte shpërfillur sovranitetin e Ukrainës duke shkaktuar “sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë për dekada të tëra”, raporton The Guardian.
Macron tha se Franca do të përgjigjet “pa dobësi” dhe “me këmbëngulje, vendosmëri dhe unitet”.
Vendimet njoftoi presidenti francez do të merren sot në një takim të liderave të G7, si dhe në Këshillin Evropian në Bruksel dhe një samit të NATO-s qe eshte planifikuar per te premten mbrema.
Macron tha se ngjarjet në Ukrainë ishin “një pikë kthese në historinë e Evropës dhe Francës”, duke shtuar se “ato do të kenë pasoja të qëndrueshme dhe të thella në jetën tonë. Ato do të kenë pasoja në gjeopolitikën e kontinentit tonë.”
Sipas mediave nderkombetare, Macron beri te qarte qe sanksionet kundër Rusisë do të ishin në një nivel me “agresionin për të cilin ajo është fajtore”.
Presidenti francez tha se nuk do të ketë “dobësi” në nivelin ushtarak dhe ekonomik, “ne do të mbështesim Ukrainën pa hezitim” dhe “ne do të mbrojmë sovranitetin dhe sigurinë e aleatëve tanë”.
Franca ka thënë më parë se ishte gati të përforconte praninë e saj në pozicionet e avancuara të NATO-s në Rumani dhe të dërgonte forca shtesë në Rumani. Kjo ka të ngjarë të diskutohet nga Franca në samitin e NATO-s nesër.
Gazeta Sot