Lufta në Ukrainë. Shpërthen i revoltuar Princi Charles
Lufta në Ukrainë. Shpërthen i revoltuar Princi Charles
1 MARS 2022
Princi i Uellsit, Charles ka folur për konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë gjatë një vizite në Southend, Essex.
Ai tha se vlerat e demokracisë janë nën sulm në “mënyrën më të pandërgjegjshme”, duke shtuar “ne jemi në solidaritet me të gjithë ata që po i rezistojnë agresionit brutal”, raporton ‘SkyNews’.
Lufta vijon në Ukrainë për gjashtë ditë, pasi Putin urdhëroi trupat në vend në atë që ai e quajti një mision “paqeruajtës” më 24 shkurt. Raketat kanë goditur zonat e banuara, me qindra civilë që mendohet se janë plagosur ose vrarë në sulm.
Gazeta Sot