Lufta zhvendoset edhe në Kulturë. – Rusia i kërkon Italisë kthimin pas të veprave të artit
Lufta zhvendoset edhe në Kulturë. – Rusia i kërkon Italisë kthimin pas të veprave të artit
Nga Alba Kepi
11 Mars 2022
Jo vetëm bllokadë ndaj produkteve made in Italy, por dhe ndërprerje e çdo bashkëpunimi kulturor me Italinë, është përgjigja ndaj sanksioneve që ky shtet ka aprovuar së bashku me vendet e tjera të BE, ndaj Rusisë.
Në rrugë zyrtare, Rusia i ka kërkuar Italisë kthimin pas të veprave të artit të arkivit rus, huazuar nën kontrata disa javore o mujore në ekspozitat aktualisht të hapura pranë muzeve e galerive italiane.
Mikhail Piotrovsky, drejtori i muzeut Ermitage në San Pietroburg, i ka adresuar muzeut “Palazzo Reale” në Milanos, e muzeut “Gallerie d‘Italia” , kërkesën e kthimit pas të veprave që i ka huazuar.
“Duke qenë një qendër muzeale shtetërore, Ermitage i përshtatet linjës së Kremlinit. Të gjitha veprat e arkivit rus duhet të kthehen menjëherë në shtëpinë e tyre në Rusi”.
Letër kërkesa i referohet dy veprave “Gruaja me kapele me pupla” e Tizianos e “Gruaja e re” e Giovanni Cariani të ekspozuar në Palazzo Reale të Milanos, e të marra hua për të pasuruar ekspozitën me titull “Tiziano e imazhi i gruas veneziane të ‘500”, e dedikuar artistit të madh Tiziano.
“Do të jetë agjenti ynë i transportit që do të merret me dispozitat e nevojshme për transportin e tyre’, shkruam Piotrovsky.
Po ashtu do të rikthehen në Rusi dhe 23 vepra të tjera të arkivit të artit rus që momentalisht janë ekspozuar në muzeun milamez “Gallerie d‘Italia”.
Këto vepra janë marrë hua nga Muzeu Ermitage, për ekspozitën “ Udhëtimet në Itali të elitës europiane mes 700 e 800.”
Ukraina: Energjia nuk është kthyer akoma në centralin e Çernobilit
Sanksionet kulturore të Rusisë pritet të prekin dhe qëndra muzeale e galeri të tjera arti në Itali ku janë ekspozuar vepra të huazuara nga Rusia.
I tillë është Muzeu i Rovigos ku deri më 26 qershor do të qëndroj e hapur ekspozita “Kandinskij. Vepra (1900-1940.”
Domenica Piraina, drejtor i muzeut Palazzo Reale të Milanos, ka komentuar këtë kërkesë “si të hidhur”. “Kultura, tha ai, duhet të tejkalojë këto situata. Kultura, nënkupton paqe e historia na ka mësuar se në situata të tilla, përmes kulturës krijohen rrugë dialogu të privilegjuara për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike e tregtare.”