Arjan Sala

Luftoi disa orë për të mbijetuar, trupi i Arjan Salës u gjet i mbuluar me…

27 MARS 2021

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë tek qendra tregtare, ku nga flakët mbeti i bllokuar 32-vjeçari Arjan Sala, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm.

Bëhet me dije se 32-vjeçari ka humbur jetën nga asfiksia. I riu ka luftuar disa orë për të mbijetuar por që nuk ja ka arritur. Arjan Sala ishte mbuluar me disa rroba për t’u mbrojtur nga tymi dhe ishte fshehur në fund të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare.

Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie në gjymtyrë.

Arjan Sala

Magazina e qendrës tregtare, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.

Arjan Sala

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, pasi zjarri u shua.

Gazeta Shqip