“Luftoni për Europën” – Shkatërruesit do ta rrënojnë atë’, thirrja e intelektualëve të botës, mes tyre edhe Kadare. –
“Luftoni për Europën” – Shkatërruesit do ta rrënojnë atë’, thirrja e intelektualëve të botës, mes tyre edhe Kadare. –
26 janar 2019.
“Luftoni për Europën – ose shkatërruesit do ta rrënojnë atë”. Kete titull mban nje shkrim publikuar ne “The Guardian”, ku intelektuale te famshen nga shume vende te botes, perfshire edhe shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, i bashkohen nje apeli te forte per te mbrojtur Europen.
“Vlerat intelektuale në Europë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, shprehen firmetaret e medhenj, te cilet kanë nënshkruar një manifest mes te cilit japin alarmin se po shperbehet para syve ideja e Europes.
Reagimi vjen ne kuader te aktualitetit, e teksa Britania e Madhe po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it.
“Ideja e Evropes eshte ne rrezik. Evropa po sulmohet nga profetët e rremë, të cilët janë të dehur nga pakënaqësitë. Ajo është braktisur nga dy aleatët e mëdhenj të cilët në shekullin e kaluar e kanë shpëtuar dy herë nga vetëvrasja. Kontinenti është i prekshëm ndaj ndërhyrjes gjithnjë e më të furishme nga Kremlini”- thuhet ne shkrim, e me tej shtohet se “Duhet të veprojmë tani, ose Europa do të zhduket nën dallgët e populizmit. Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”.
Sipas firmetareve “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar populizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatkeqët që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Gëtes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe antisemitizmin; një katastrofë”.
Emrat qe kane firmosur: Vassilis Alexakis, Svetlana Alexievitch, Anne Applebaum, Ismail Kadare, Jens Christian Grøndahl, David Grossman, Agnès Heller, Elfriede Jelinek, György Konrád, Milan Kundera, Bernard-Henri Lévy, António Lobo Antunes, Claudio Magris, Ian McEwan, Herta Müller, Lyudmila Ulitskaya, Orhan Pamuk, Rob Riemen, Salman Rushdie, Fernando Savater, Roberto Saviano, Eugenio Scalfari, Simon Schama, Peter Schneider, Abdulah Sidran, Leïla Slimani, Colm Tóibín, Mario Vargas Llosa, Adam Michnik and Adam Zagajewski. (The Guardian).
Marre nga Gazea Panorama.