“Lugina e Vdekjes”dhe rreziku i njerëzve që kalojnë aty
“Lugina e Vdekjes”dhe rreziku i njerëzve që kalojnë aty
Janar 2022
Gadishulli Kamchatka, ose “Lugina e Vdekjes”, është pikërisht ajo që thotë edhe pseudonimi i tij: Vdekjeprurëse.
I rrethuar nga male të egra të formuara nga shpërthimet vullkanike, konsiderohet fjalë për fjalë i paarritshëm pasi ka pasur dhjetëra vdekje të njerëzve që përpiqeshin ta kalonin. Madje edhe kafshët që ekzistojnë në këtë zonë nuk mund të mbijetojnë.
Ndërsa majat e maleve të larta mbuluar me borë mund të jetë një pamje piktoreske, kushdo që hyn në një nga luginat e saj më të vogla mendohet se nuk do të shihet më kurrë.
Gadishulli Kamchatka njihet si një varrezë kafshësh, por është i rrezikshëm edhe për njerëzit, prandaj është i mbyllur për turistët.
Kjo zonë ishte e pazbuluar për vite me rradhë deri në shekullin e 20-të.
Legjenda thotë se dy gjuetarë e zbuluan atë vend në vitet 1930, ku panë një shkretëtirë të thatë të mbuluar me kafshë të ngordhura. Pasi përjetuan dhimbje koke të forta për disa minuta, dyshja u larguan.
Kjo histori ka ngjallur interes të madh në zonë dhe shumë kërkues aventurash e vizituan luginën në vitet 1940 dhe 1950, por jo të gjithë u kthyen. Vendasit vlerësojnë se rreth 80 njerëz kanë vdekur që atëherë atje.
Versioni zyrtar pretendon se Lugina e Vdekjes nuk u zbulua deri në vitin 1975 nga një grup vullkanologësh të udhëhequr nga Vladimir Leonov. Ata panë kafshët e ngrordhura. Hulumtimet e kryera nga viti 1975 deri në vitin 1983 përcaktuan se kafshët u vranë për shkak të një fenomeni vullkanik.
Gazeta Dita