Luiza Gega shpallet atletja më e mira e kontinentit për muajin janar.
Luiza Gega shpallet atletja më e mira e kontinentit për muajin janar
Luiza Gega, atleja shqiptare, është vlerësuar për paraqitjet e saj nga Federata Europiane e Atletikës si “Atletia më e mirë Europiane për muajin janar”. Këtë vlerësim për 31-vjeçaren vjen pikërisht pak ditë pasi vendosi rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa. Më 31 janar në Karlsruhe të Gjermanisë Gega e ndali kronometrin në kohën 8 minuta e 44 sekonda e 46 të qintat, rekord kombëtar në këtë distancë.
Federata Europiane e Atletikës e dha këtë vlerësim si pasojë edhe e mijëra votave që fansat e Gegës dhanë në adresë të saj. Këtë vit gega synon të tjera madlje, duke përfshirë edhe atë në Lojrat Olimpike të “Tokio 2020”. Padiskutim që ky vlerësim do të jetë motivim për atleten për të arritur rezultate sa më të mira.
Nga 27 Al.