Luksi i shfrenuar, shpenzime marramendëse të administratës për makina.-
Luksi i shfrenuar, shpenzime marramendëse të administratës për makina.-
Gjatë vitit 2018, administrata si ajo qendrore dhe lokale ka harxhuar një shumë prej 499,69 milionë lekë (të reja) për blerje makinash. Kjo e dhënë është publikuar nga Spending Data Albania, që ka bërë një analizë për transaksionet nga Thesari i shtetit.
Transaksionet me vlerë më të lartë për këtë kategori shpenzimi i kanë institucione si: Ndërmarrja Numër 1 e Punëtorëve; Garda dhe Kuvendi.
Bashkia Kukës po ashtu rezulton ndër bashkitë me pagesat më të larta për makina. Por gjithë ky luks, për të lëvizur punonjësit e administratës a ia vlen, në një kohë kur është duke u zhvilluar një protestë e studentëve që kërkojnë rritjen e buxhetit për arsimin dhe në këtë rast qeveria është treguar dorështrënguar për të plotësuar kërkesat e tyre.