‘’LULET E KSENIT’’ një pjesë e ‘’Aisbergut’’ të syve të përlotur’’
‘’LULET E KSENIT’’ një pjesë e ‘’Aisbergut’’ të syve të përlotur’’.
Vellimi poetik ‘’Lulet e ksenit’’ i autorit Ton Zmali përmban në faqet e tij 116 poezi të cilat autori i ka shkruar me të shumëtat në këto kater vjetët e fundit 1993-1997 kohë që autori ka jetuar në Athinë si emigrant.
Duke lexuar poezitë Ton Zmalit natyrisht mes vargjesh do të kuptosh se në mënyrë të figurëshme po shtegton nëpër korsitë e një autostrade të ndërtuar poetikisht e të emërtuar ‘’autostrada e dashurive’’. E natyrshem në diametrin e dashurisë kësaj radhe sinqeriteti fisnik Ton Zmalit do të fusë dhe mallin, vuajtjen, largësine, lotin…shpresën.
– Po ku fillon e ku ngryset kjo autostrade?…
Fillon ndoshta në kryeqytetin ma antik të botës por që fatkeqesisht Zmali e sheh mes ‘’stalaktidesh loti’’, që ndoshta duket sikur përfundon në një fushe, ndoshta ngutet për të arritur edhe diku pranë një bjeshke ku rapsodet këndojnë ‘’majë krahu’’, e ku autori ka besue legjendën, ku bora ka mbuluar borën… e ku ndoshta prehen gjymtyrët e nji nane, por jo sytë e saj që prej shumë motesh presin… vetëm presin e presin pafundsisht… Ndërkohe që kryefjalë e vëllimit mbetet magjia e dhimbëshme lulet e ksenit (Lulet e të huajt) te ky titull fillon metafora e simbolika e vëllimit, figuracionet me krahasime e epitete, paralelizma e alegori. Por karakteristike per autorin mbetet sinqeriteti i përjetimit, ndjeshmeria ndaj reales e cila shfaqet konkrete apo ndoshta si meditime e përjetësime. Shumë personazhe, episode, portrete, figura, elemendt metrik të stilit përjetues do të zbulojnë atë pjesë të ‘’Aisbergut të syve të perlotur’’ që mund ta zbulojnë vetëm poezia. E ndërkohë që vazhdimisht zemra e autorit përmbytet nga ndjenja ‘’përbindsh’’ në ndonje cektine mosbesimi autori thërret…’’baj dicka…dicka që frymëzon gjithmonë dashuritë’’…
Nga ARANITA BRAHAJ.
Gazeta Drita, 8 Qershor 1997.