“Luli Farm” mbledh qumështin me karroca. Inspektorët e AKU në “gjumë”, shëndeti i konsumatorëve në rrezik
11 Shtator 2023
“Vatër vrasëse” e ka cilësuar një qytetar nga Fieri mënyrën se si përpunohet qumështi në pikën e grumbullmit “Luli Farm” që ndodhet në Portëz të Fierit. Në emër të shendetit të konsumatorit redaksisë së “Ora investigim” iu kërkua që të vëzhgojë mënyrën e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit te ky subjekt dhe të apelojë institucionet pergjegjese për rrezikun që i kanoset blerësve.
Sipas Ligji nr. 9441, datë 11.11.2005 për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit baxhot duhet të kenë autoçisterna me sistem ftohje me të cilat bëjnë grumbullimin e qumështit nga fermerët. Nga një vëzhgim i bërë te “Luli Farm” situata rezultoi tejet alarmante.
Fermerët nga zonat perreth që në orët e para të mengjesit i drejtoheshin baxhos me karroca dore dhe bidona plastik duke dorëzuar qumështin.
Qumeshti i vendosur në bidona transportohet nga vetë fermerët në mënyre primitive me karroca dore deri në baxho. Ndërsa për higjenë në këto kushte as që bëhet fjalë.
Qumështi nuk ka sistem gjurmueshmërie dhe nuk shoqërohet me asnjë lloj dokumentacioni nëse është për konsum ose jo, por panvarsisht kësaj nenproduktet e tij jane ne tryezën e konsumatorëve në të gjithë vendin, kryesisht në Tiranë.
Ky produkt shitet në supermarketet me të mëdha në vend dhe konsumatori i beson garancisë së një etikete e cila nuk tregon gjithe biografine e produktit te paketuar.
Tv Ora News iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion ku na u bë me dije se subjekti “Luli Farm 2000″ është gjobitiur disa herë nga AKU. Të çudit fakti se pavarësisht gjobave dhe masave administrative subjekti vijon të bejë grumbullimin e qumështit në mënyrë primitive.
Një nga arsyet është se administratori i baxhos është nje hap përpara AKU, pasi mbledhja e qumështit bëhet herët në mëngjes rreth orës 7-7:30 pa dalë në punë inspektorët e AKU.
Pamjet e publikuara nga Ora News janë këmbanë alarmi për Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier. Për sa kohë që ky institucion nuk do marrë masa shendeti i konsumatorëve do vijojë te jetë në rrezik.
Nga Alketa Çeku