10 Shkurt 2024

Lulzim Basha, personi që pësoi vetëm humbje dhe përçau Partinë Demokratike, u rithye në skenën politike rreth një vit më parë për të grabitur të djathtën.

Por edhe pse nga pas ka vetëm 10 kokrra deputetësh, Luli nuk e ka ndalu misionin e tij “përça e sundo”.

Tashmë ai na ka ardhur me një version të ri, “Parti pa anëtarë, pa degë e pa struktura”.

Por paravësisht se dita-ditës po braktiset e po mbetet fillikat i vetëm, Luli sillet sikur po zhvillon zgjedhje në PD dhe herë pas here del në media apo rrjete sociale duke na folur për mbarëvajtje të garës, kur në fakt nuk kemi parë asnjë të tillë.

Deliri i Lulit vijon me pretendimet se PD-ja e tij ka fytyrë njerëzore dhe do të sjellë ndryshim e fitore.

Lulit i mjafton të jetë vetëm me një çetë nga pas dhe gjithçka ta quajë parti, ka apo jo struktura kjo nuk ka rëndësi.

Luli do që të jetë vetë zot dhe vetë shkop. Nuk ka parti, nuk ka antarësi, nuk ka degë, nuk ka kryesi e kryetarë degësh, por është ai dhe një grusht klietelistësh të Ramës.

Kaq mjafton që Luli ta quajë parti dhe t’i urojë edhe për kuvendet zgjedhore. Por ajo që duam të dimë është se kur nuk ka njerëz si i zhvilloi zgjedhjet Luli?/ CNA