Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij agjentë rus?! – Habit Kryemadhi: Asnjëri s’e mban mend kush e serviri në Bashen ne PD!

21 MARS 2022

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sqaruar ditën e sotme deklaratat që bëri pak kohë më parë se Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela janë të agjentë rusë.

Në një intervistë të dhënë në Vizion Plus, Kryemadhi tha se askush nuk e mban mend se si ka ardhur Basha në Shqipëri dhe kush e serviri atë në Partinë Demokratike.

Ndërkohë që sipas saj, kur Basha akuzohej për financimet ruse, Kryemadhi thotë se i ka kërkuar që kjo çështje të hetohej.

Pyetje: Ju thatë se Basha dhe bashkëshortja ishin të infiltruar rusë

Kryemadhi: Asnjë nuk e mban mend si ka ardhur, kush e solli. Kush e serviri në PD.

Pyetje: Sali Berisha duhet ta mbajë mend.

Kryemadhi: Në vitin 2005 ishte KOP-i i famshëm që nuk ishte vetëm Lulzim Basha por edhe shumë intelektualë të tjerë që shumë ikën tek Edi Rama. Armiku yt nuk të vjen me fytyrën e vetë, por të gjen një person që nuk e konsideron armik, por edhe mik nuk e ke. Zakonisht, qoftë dhe në literaturat e diplomacisë, kanë qenë vende neutrale që kanë negociuar për marrëveshje të padukshme. Po të bësh një analizë, përdorimi i kancelares Merkel për djegien e mandateve dhe përdorimin e Bundestagut gjerman për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Më pas mbylklja e gojës për ndryshiumet kushtetuese që i hoqi të drejtën koalicioneve.

Në gjithë historikun, ardhja e Edi Ramës në pushtet në vitin 2013. Fuqizimi i Lulzim Bashës si kryetar i opozitës. Që nga viti 2015, fuqizimi i Serbisë në rajon është me hapa të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që Shqipëria shkërmoqej në ndërtimin e sistemit të demokracisë.

Këtu lulëzoi ekonomia serbe. Shqipëria distributorin kryesor e ka në Serbi.

Më parë kanë qenë kryesisht në Greqi dhe Itali. Indicja vjen më pas me financimet ruse. Kur u akuzua Basha, unë nuk i kam dalë në krah, por i kam thënë që kjo gjë duhet të hetohet deri në fund. Ne e kemi me Kushtetutë që nuk duhet të kemi investime ruse në Shqipëri.

Gazeta Shqip