Arian Curri: – PD të dalë nga kurthi i Bashizmit. Ja si mund të ringrihet partia
Arian Curri: – PD të dalë nga kurthi i Bashizmit. Ja si mund të ringrihet partia
21 MARS 2022
…”Berishizmi është dominance aktualisht. Aty ku Basha mendoi se shpëtoi nga dominanca e Berishës iu nënshtrua dominancës së Ambasadës Amerikane. Elektorati nuk ta fal pozicionin e të dominuarit”, tha Curri.
Analisti Arian Curri u shpreh se dorëheqja e Lulzim Bashës është epilog i një ngjarje paraardhëse dhe prolog i një ngjarje pasardhëse, e thënë ndryshe fundi i një epoke dhe fillim i një epoke të re.
Curri tha se PD prodhoi dy rryma të mëdha ideologjike, Berishizmin dhe për çudi Bashizmin ndërsa shtoi se Lulzim Basha është servil dhe të nënshtruar.
“E thotë Hegeli, nëse personi nuk arrin të dominojë, për të mbijetuar futet në rolin e të dominuarit.
Berishizmi është dominance aktualisht. Aty ku ai mendoi se shpëtoi nga dominanca e Berishës iu nënshtrua dominancës së Ambasadës Amerikane. Elektorati nuk ta fal pozicionin e të dominuarit”, tha Curri.
Analisti u shpreh se nëse Basha do ta kishte larguar Berishën para ndërhyrjes së ambasadores amerikane, do të merrej si një lidership dominant. Ndër të tjera ai tha se PD duhet të dalë nga kurthi i Bashizmit.
“PD duhet të dalë nga kurthi i Bashizmit. Eletorati duhet të reagojë dhe PD të ringrihet me një rehabilitim të thellë”, tha Curri.
Gazeta Sot