“Lulzim kjo është PD”/ Topalli poston video nga Kuvendi i Berishës: – Sot ty të prenë biletën
“Lulzim kjo është PD”/ Topalli poston video nga Kuvendi i Berishës: – Sot ty të prenë biletën
11 DHJETOR 2021
Tiranë- Jozefina Topalli ka publikuar një video të delegatëve të PD që kanë mbushur stadiumin “Air Albania” në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.
Topalli me anë të postimit ka ironizuar kryetarin aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke i shkruar se sot ty ta prenë biletën.
Postimi i Jozefina Topallit
Lulzim kjo është PD.
Ti as nuk e njeh, as nuk deshte me e njoh kurrë, se ishe i huaj për të.
Keta sot ty të prenë biletën.
Këta sot po e rithemelojnë Partinë tonë, që të mos lejojnë më kurrë një Kryetar që shet Partinë për interesa pasurore e personale.
Gazeta Shqip