Lumenj, liqene dhe kanale të zbrazura, ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm: – Alarmuese ajo që po vjen në Europë
24 Shkurt 2023
Vala e të nxehtit të dimrit, nivelet e ulëta rekord të shiut dhe mungesa e borës në Europë po bën që lumjentë, kanalet dhe liqenet të jenë në nivelet më të ulëta të ujit.
Ekspertët paralajmërojnë se mund të përsëriten thatësirat e rënda të vitit të kaluar.
Imazhet e shtretërve të lumenjve të tharë dhe liqeneve të tkurrur shoqërohen me nxehtësinë përvëluese të verës, dhe jo me dimrin. Por fillimi i vitit ka nisur jashtëzakonisht shumë i ngrohtë dhe po prek një pjesë të Europës, duke përfshirë Francën qendrore dhe jugperëndimore, Spanjën veriore dhe Italinë veriore.
Shqetësime të mëdha janë ngritur për furnizimin me ujë, se çfarë mund të ndodhë në qoftë se burimet thahen.
Sipas një studimi të publikuar në janar nga studiuesit në Universitetin e Teknologjisë së Grazit në Austri, i cili përdori të dhëna satelitore për të analizuar burimet ujore nëntokësore të botës, situata e ujit në Europë është bërë “shumë e pasigurtë”.
“Disa vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që uji do të ishte problem këtu në Evropë”, tha Torsten Mayer-Gürr, një nga studiuesit. “Ne në fakt po kemi probleme me furnizimin me ujë këtu, duhet të mendojmë për këtë”, tha ai.
Ndërkohë Franca po përjeton thatësirën më të lartë në këto 60 vitet e fundit dhe së shpejti mund të sjellë kufizime të ujit.
Vendi “vuajti një seri prej 32 ditësh radhazi pa ndonjë reshje të konsiderueshme nga 21 janari deri më 21 shkurt”, tha Simon Mittelberger, një klimatolog në Meteo-France.
“Toka është shumë më e thatë se zakonisht”, shtoi ai.